Ndërlidhjet

Suu Kyi "nuk i druhet" hetimit ndërkombëtar në Mianmar


Udhëheqësja ‘de fakto’ e Mianmarit, Aung San Suu Kyi.

Udhëheqësja ‘de fakto’ e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, tha se qeveria e saj nuk i druhet “hetimit ndërkombëtar” të krizës së myslimanëve Rohingya.

Ajo foli për herë të parë para Parlamentit të Mianmarit në lidhje me dhunën në shtetin Rakhine, e cila ka detyruar mbi 400,000 myslimanë Rohingya të ikin në Bangladesh.

Duke folur në gjuhën angleze, Suu Kyi tha se "e ndjen thellësisht vuajtjen" e të gjithë njerëzve në konflikt dhe se Mianmari “është i përkushtuar për një zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha komunitetet në këtë shtet”.

“Masa do të ndërmerren ndaj të gjithë njerëzve - pavarësisht fesë, racës ose pozicionit të tyre politik - që shkelin ligjet e vendit”, tha Suu Kyi.

Eksodi i myslimanëve Rohingya nga Mianmari ka nisur në fund të muajit të kaluar.

Refugjatët kanë akuzuar forcat e sigurisë dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre, ndërsa Qeveria ka thënë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur më 25 gusht.

Suu Kyi, njëherësh laureate e Çmimit Nobel për Paqe, ka tronditur komunitetin ndërkombëtar me indiferencën e saj ndaj situatës së komunitetit Rohingya.

XS
SM
MD
LG