Ndërlidhjet

Trump njofton për sanksione të reja kundër Koresë së Veriut


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se me 21 shtator do të njoftojë rreth sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut, pasi SHBA-ja dhe aleatët po i bëjnë presion të vazhdueshëm, Phenjanit që të braktisë programin e armëve bërthamore.

“Korea e Veriut do të përballet me më shumë sanksione”, ka thënë Trump, si përgjigjie ndaj një pyetje në një takim me presidentin afgan, Ashraf Ghani, në Nju Jork.

Trump, u ka bërë thirrje anëtarëve të Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin aksione më të vështira kundër kërcënimit të Koresë së Veriut, duke i’u referuar liderit verikorean, Kim Jong Un, si “ Njeriu i raketës”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të bashkuara ka vendosur disa sanksione ndaj Koresë së Veriut, si përgjigjie ndaj programit të saj bërthamorë dhe raketor.

XS
SM
MD
LG