Ndërlidhjet

Rohani: Irani do të zgjerojë programin raketor


Presidenti iranian, Hassan Rohani.
Presidenti iranian, Hassan Rohani.

Presidenti iranian, Hassan Rohani, ka thënë se Tehrani do të vazhdojë programin raketor dhe do të rrisë kapacitetet ushtarake, pavarësishtë kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndaluar, siç i quajti ai “ raketat e rrezikshme”.

“Ne do të rrisim fuqinë tonë ushtarake. Do të fuqizojmë kapacitetet tona raketore”, ka thënë Rohani, gjatë nja parade ushtarake në Tehran.

“Nuk do të marrim leje nga asnjë shtet, që të mbrojmë vendin tonë”, ka thënë Rohan.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump , në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kishte akuzuar Iranin se po mbështeste terroristët dhe duke thënë se qeveria e Tehranit është "diktaturë e korruptuar”.

Rohani i ishte përgjigjur fjalimit të Trump-it, duke e quajtur atë “ injorant, të pakuptimtë dhe fjalim që nxitë urrejtje.

XS
SM
MD
LG