Ndërlidhjet

200 milionë dollarë për refugjatët Rohingya në Bangladesh


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se do të duhen rreth 200 milionë dollarë për të ndihmuar refugjatët myslimanë, Rohingya, të cilët kanë ikur nga Mianmari për në Bangladesh.

Bangladeshi dhe organizatat humanitare po bëjnë përpjekje të ndihmojnë 422 mijë Rohingya që kanë arritur në Bangladesh, që kur militantët Rohingya kishin marrë ofenzivë në Mianmar.

Bangladeshi tashmë po strehonte rreth 400 mijë Rohingya që kishin ikur nga dhuna dhe persekutimi në Mianmarin me shumicë budiste.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për ndihma financiare prej 78 milionë dollarësh por numri i refugjatëve në këtë vend po vazhdon të rritet.

“Tani për tani, po shqyrtojmë shumën prej 200 milion dollarësh” ka thënë Robert Watkins, koordinator i Kombeve të Bashkuara në Bangladesh.

Mianmari vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat për spastrim etnik ndaj pakicës myslimane Rohingya.

XS
SM
MD
LG