Ndërlidhjet

Shtohet numri i policëve në Katalonjë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Ministri i brendshëm i Spanjës tha se do të dërgojë më shumë policë në Katalonjë, për të mbajtur rend dhe për t'u përkujdesur që referendumi për pavarësi mos të ndodhë.

Katalonja do të votojë më 1 tetor për t'u ndarë nga Spanja.

Katalonja ka policinë e vet të ashtuquajtur “Mossos d’Esquadra”, edhe pse policia shtetërore e Spanjës ka qendra në rajonin katalonjas dhe punon bashkë me ta.

Ministri i brendshëm nuk ka treguar për numrin e policëve që do të dërgohen atje, por mediat spanjolle thonë se 3000 deri në 4000 trupa policore kanë arritur apo janë duke shkuar në Katalonjë.

Policët do t'iu bashkohen 5000 policëve tashmë të vendosur në Katalonjë dhe më shumë se 17000 policëve Mossos të Katalonjës.

“Policët do të mbikqyrin hapësirat publike dhe do të mbajnë rregull, ata do veprojnë në rast se ndonjë referendum ilegal mbahet në vend”, ka thënë ministri i brendshëm.

XS
SM
MD
LG