Ndërlidhjet

Dënohet gazetari i Radios Evropa e Lirë në Krime


Gazetari Mykola Semena në Simferopol, Krime - 22 shtator, 2017.
Gazetari Mykola Semena në Simferopol, Krime - 22 shtator, 2017.

Një gjykatë në Krime - rajonin ukrainas të pushtuar nga Rusia - shpalli fajtor gazetarin e Radios Evropa e Lirë, Mykola Semena, nën akuzën për separatizëm, dhe e dënoi atë me dy vjet e gjysmë burg me kusht.

Shërbimi i Ukrainës i Radios Evropa e Lirë tha se Semena, 66 vjeç, është ndaluar po ashtu nga aktivitetet publike për tre vjet.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Thomas Kent, e dënoi vendimin e gjykatës, duke e cilësuar si "pjesë të përpjekjeve të orkestruara të autoriteteve ruse në Krime për të heshtur zërat e pavarur".

Avokati i Semenas, Aleksandr Popkov, tha se do ta apelojë vendimin.

Akuza për separatizëm lidhet me një artikull që Semena ka shkruar për një ueb-faqe të Radios Evropa e Lirë në vitin 2015.

Prokurori në Krime ka vlerësuar se artikulli ka bërë thirrje për shkeljen e integritetit terirtorial të Rusisë.

XS
SM
MD
LG