Ndërlidhjet

Akuzë kundër një 18-vjeçari për sulmin në Londër


Londër, 15 shtator 2017.
Londër, 15 shtator 2017.

Policia në Londër akuzoi një djalë 18 vjeç për vrasje në tentativë dhe për shkaktim të shpërthimit në metronë e qytetit, javën e kaluar.

Policia tha se Ahmed Hassan është akuzuar formalisht për vendosjen e një pajisjeje të improvizuar, e cila ka shpërthyer pjesërisht në stacionin Parson Green, më 15 shtator.

Hassan raportohet se është nga Iraku.

Ai është arrestuar më 16 shtator derisa ka bërë përpjekje të marrë anijen dhe të ikë në Francë.

Tridhjetë njerëz janë plagosur nga shpërthimi.

Policia e ka përshkruar pajisjen improvizuese si bombë “shumë të rrezikshme”.

Edhe tre të dyshuar të tjerë për rastin mbeten në paraburgim.

XS
SM
MD
LG