Ndërlidhjet

Merkel në kërkim të partnerëve të koalicionit


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është në kërkim të partnerëve të mundshëm të koalicionit, një ditë pasi blloku i saj demokristian shënoi mbështetje më të dobët sesa pritej në zgjedhjet kombëtare.

Votimet po ashtu sollën në Parlament partinë anti-islamike të ekstremit të djathtë, Alternativa pë Gjermaninë - për herë të parë në më shumë se 50 vjet.

Partia e Social-Demokratëve, partnere e Merkelit qysh në vitin 2013, ka thënë se do të shkojë në opozitë për shkak të humbjes së madhe në zgjedhje.

Kjo ka bërë që Merkel dhe aleatët e saj të shqyrtojnë mundësinë e një koalicioni trepartiak, me Demokratët e Lirë dhe Partinë e Gjelbër.

Në një parlament të ndarë në gjashtë parti, procesi i formimit të qeverisë së koalicionit mund të zgjasë disa muaj.

XS
SM
MD
LG