Ndërlidhjet

OKB: Në Krime shkelen rëndë të drejtat e njeriut


Ilustrim
Ilustrim

Zyra për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha se pushtimi rus i gadishullit ukrainas të Krimesë është shënuar me zhdukje dhe tortura, shkelje të Konventës së Gjenevës dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar.

"Situata e të drejtave të njeriut në Krime është përkeqësuar ndjeshëm nën pushtimin rus", thuhet në raportin e publikuar sot.

Raporti thekson se janë dokumentuar "shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, si: arrestime arbitrate, paraburgime, zhdukje me forcë, keqtrajtim dhe torturë dhe së paku një ezkekutim jashtëgjyqësor".

Raporti po ashtu thekson se Konventa e Gjenevës dhe ligjet e tjera ndërkombëtare janë shkelur kur ligjet e Ukrainës në Krime janë zëvendësuar me ligjet ruse - përfshirë imponimin e shtetësisë ruse te dhjetëra-mijëra banorë.

Raporti i Zyrës së OKB-së thotë se qindra të burgosur dhe të paraburgosur janë transferuar në Federatën Ruse - praktikë kjo që është "rreptësisht e ndaluar me ligjin ndërkombëtar humanitar".

XS
SM
MD
LG