Ndërlidhjet

Të shtëna me armë zjarri ndaj një patrulle kufitare në veri të Kosovës


Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mbrëmë, rreth orës 23:45, persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore kufitare në fshatin Banjë të komunës së Zubin Potokut.

Besim Hoti, zëvendësdrejtori i policisë rajonale për veriun e Mitrovicës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në momentin e të shtënave, në veturë kanë qenë dy policë kufitar.

Ai ka konfirmuar po ashtu se nga këto të shtëna nuk kishte të lënduar, kurse automjeti është dëmtuar nga plumbat.

Hetimet, thuhet se janë duke vazhduar. Komuna e Zubin Potokut ndodhet në veri të Kosovës dhe banohet nga shumica serbe.

XS
SM
MD
LG