Ndërlidhjet

Putini në Turqi: Pritet të dikutohet referendumi kurd


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus, Vladimir Putin - Foto nga arkivi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë biseduar në telefon rreth referendumit kurd në Irak, ata kanë theksuar rëndësinë e Irakut dhe integritetin territorial të Sirisë.

Zyra e Erdoganit ka thënë se Putini do të vizitoj Ankaranë të enjten, për të diskutuar zhvillimet në rajon, përfshirë edhe referendumin kurd.

Turqia, me një popullsi të madhe kurde po lufton kryengritësit në territorin e tyre, duke kundërshtuar çdo lëvizje drejt formimit të shtetit të ndarë Kurd.

Erdogan, ka kërcënuar kurdët në Irak me sulme ushtarake dhe sanksione, përfshirë edhe shkurtimin e eksportit me naftë në rajonin kurd të Irakut.

XS
SM
MD
LG