Ndërlidhjet

Shtëpia e Bardhë: Pohimet për luftë kundër K. Veriore janë “absurde”


Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhe, Sarah Sanders.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhe, Sarah Sanders.

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë pohimet e ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut se SHBA-ja i ka shpallur luftë Koresë së Veriut, këto pretendime u quajtën “absurde”.

Kjo deklaratë erdhi nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhe Sarah Sanders, disa orë pasi diplomati verikorean tha se Phenjani ka të drejtë të mbrojë vetën dhe të sulmojë bombarduesit strategjikë të SHBA-së.

“Ne nuk i kemi deklaruar luftë Koresë së Veriut. Sinqerisht, ky sugjerim është absurd", ka thënë Sanders.

Ri Yong Ho, duke folur në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si përgjigjie ndaj SHBA-së, ai u ka thënë gazetarëve se “të gjitha opsionet janë në tryezë” për Korenë e Veriut.

“Bota duhet të kujtojë se SHBA-ja ishte e para që i shpalli luftë vendit tonë”, ka thënë Ri.

Ri ka paralajmëruar se Phenjani ka të drejtën të sulmojë bombarduesit strategjik të SHBA-së, edhe nëse janë jashtë zonës ajrore të Koresë së Veriut.

Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së Donald Trump e quajti liderin verikorean, Kim Jong Un-in “ të çmendur”, vetëm një ditë pasi Kim e quajti presidentin Trump “matuf i çmendur amerikan”.

XS
SM
MD
LG