Ndërlidhjet

Pentagoni dhe NATO-ja u tërheqin vërejtjen militantëve


Jim Mattis gjatë konferencës për shtyp sot në Kabul
Jim Mattis gjatë konferencës për shtyp sot në Kabul

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë shprehur përkushtim të vazhdueshëm për mbështejte të Afganistanit, gjatë vizitës së paparalajmëruar në Kabul.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp sot në Kabul, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, Mattis dhe Stoltenberg kanë thënë se do të bëjnë çdo gjë të mundur për ta parë Afganistanit “që nuk është përsëri strehim i sigurt për terroristët ndërkombëtarë”.

Stoltenberg tha se “nëse forcat e NATO-s largohen shumë herët, atëherë rrezikojnë që Afganistani do të mund të kthehej në një shtet të kaosit dhe përsëri do të bëhej strehim i sigurt për terrorizmin ndërkombëtar”.

Sekretari Mattis tha se “nëpërmjet partneritetit tonë ne do ta zhdukim çfarëdo shprese që al-Kaida ose Shteti Islamik, Hakani ose talibanët, e kanë për të fituar me vrasje”. Këto grupe militante që i ka përmendur zoti Mattis operojnë në Afganistan.

Mëtutje, zyrtari i lartë amerikan theksoi se dëshiron ta përsëris për “talibanët se e vetmja rrugë për paqe dhe legjitimitet politik për ta, është nëpërmjet zgjidhjes me negociata”.

“Sa më shpejtë që talibanët ta kuptojnë se ata nuk mund të fitojnë me bomba, aq më shpejtë vrasjet do të përfundojnë”, tha Mattis.

XS
SM
MD
LG