Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Një gazetar televiziv në gjykatë


Gazetari Aziz Orucov

Gazetari, Aziz Orucov, që është menaxher i stacionit televiziv në Internet, Channel 13, në Baku, sot është paraqitur në një gjykatë lidhur me akuza për të cilat mbështetësit e tij konsiderojnë se janë politikisht të motivuara.

Ky gazetar, që e përdorë edhe emrin, Aziz Qarasoglu, ishte burgosur për 30 ditë në pranverë të këtij vit, pasi një gjykatë tha se i kishte rezistuar policisë.

Pas lirimit të tij nga burgu më 1 qershor, ai ishte akuzuar për biznes ilegal dhe keqpërdorim të zyrës dhe të njejtën ditë ishte dërguar në paraburgim.

Orucov i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Vëllau i tij, Anar Orucov, i cili e udhëheq rrjetin televiziv, Channel 13, nga Gjermania, thotë se akuzat kundër vëllaut të tij janë të motivuara politikisht dhe të lidhura me punën e tij.

Qeveritë perëndimore dhe grupe për të drejtat e njeriut thonë se qeveria e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, synon ta mbajë pushtetin duke i persekutuar në mënyrë të vazhdueshmee kompanitë e pavarura mediale, gazetarët, politikanët dhe aktivistët opozitarë.

XS
SM
MD
LG