Ndërlidhjet

BE përgatitet kundër krimeve kibernetike


Ilustrim

Bashkimi Evropian do të zhvillojë sot ushtrimet e para, si përgjigje për krizat e kërcënimeve kibernetike dhe hibride.

Ushtrimet e titulluara PACE17, do të zgjasin për një javë dhe do përfshijnë testimin e një kërcënimi hibrid ndaj BE-së dhe vendeve anëtare.

Ky testim ka për qëllim të kuptojë se sa shpejt mund të reagojë BE-ja ndaj një kërcënimi të tillë dhe se sa janë të koordinuara vendet anëtare për këtë hap.

Gjatë muajit të ardhshëm do të mbahen ushtrime të veçanta edhe nga NATO-ja.

Sipas një njoftimi nga Bashkimi Evropian, të dy ushtrimet do të mbahen "në mënyrë paralele, mirëpo në mënyrë të koordinuar nga stafi i BE-së dhe NATO-s", me qëllim të dy organizatat të përgjigjen njëjtë gjatë momentit të krizave.

Gjatë muajve të fundit, Bashkimi Evropian ka rritur masat ndaj krimeve kibernetike.

XS
SM
MD
LG