Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Përfundoi rundi i katërt i bisedimeve për Brexit


Shefi i ekipit negociator të BE-s për Brexit Michel Barnier

Më tepër se një vit prej se britanikët votuan për tu larguar nga Bashkimi Evropian, proces i njohur si Brexit, dhe gjashtë muaj pasi Londra e shpalli Brexitin, bisedimet e britanisë dhe Bashkimit Evropian ende janë në fazën preliminare.

Shumë liderët ë BE-së kanë shqetësime se koha po kalon dhe se do të ketë vështirësi që ndarja të arrihet aashtu siç parashihet deri më 29 mars të vitit 2019.

Pas rundit të katërt të negociatave të mbyllura në Bruksel, shefi i ekipit të negociatëroëve të Bashkimit Evropian për Brexit, Michel Barnier, ka tërhequr vërejtjen se nuk është bërë progres i rëndësishëm, megjithqë i ka lavdëruar disa momente të reja pozitive në negociata.

Por, negociatori britanik për procesin e Brexitit, David Davis, u tha sot reporterëve se negociatat po lëvizin përpara.

“Ky rund ishte vital dhe ne kemi bërë progres të rëndësishëm”, tha Davis, raporton agjencia AP nga Brukeli.

XS
SM
MD
LG