Ndërlidhjet

OKB: Dënohen sulmet ajrore në spitalet në Idlib të Sirisë


Pamje e dhomës së një spitali në Idlib të Sirisë që është shkatërruar nga sulmet ajrore
Pamje e dhomës së një spitali në Idlib të Sirisë që është shkatërruar nga sulmet ajrore

Kombet e Bashkuara i kanë dënuar sulmet ajrore kundër pesë spitaleve dhe dy qendrave humanitare në Idlib të Sirisë, që kanë ndodhur këtë javë, dhe kanë kërkuar ndërtimin e sistemit që civilët dhe kapacitetet shëndetësore, të mbrohen nga grupet “terroriste” të afërta.

Këshilltari i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Jan Egeland, tha se nuk është e qartë se kush i ka kryer sulmet, por ky është një trend i përshkallëzimit, për t’i sulmuar spitalet, ambulancat dhe punëtorët shëndetësorë, raporton agjencia Reuters.

“Ne duhet në mënyrë urgjente ta kemi një sistem të informimit për këto lokalitete të mbrojtura, që aktorët e armatosur do t’i respektonin” u tha Egeland reporterëve, megjithqë ka pranuar se disa agjenci humanitare ishin hezituese t’i ndanin koordinatat GPS me palët ndërluftuese.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG