Ndërlidhjet

Putin arriti në Ankara, me Erdoganin bisedon për Sirinë dhe Irakun


Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe Vladimir Putin gjatë një takimi të mëparshëm
Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe Vladimir Putin gjatë një takimi të mëparshëm

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot ka arritur në Ankara, ku do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për të biseduar për Sirinë dhe Irakun.

Vizita e sotme njëditëshe e Putinit në Ankara bëhet tri ditë pasi të dy liderët biseduan me telefon, me ç’rast është trajtuar edhe çështja e referendumit kundërthënës për pavarësi në rajonin autonom kurd në Irak.

“Rusa dhe Turqia bashkëpunojnë shumë për së afërti”, tha Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit, para vizitës.

Mëtutje, ai theksoi se vizita e Putinit ka “qëllime absolutisht pragmatike”, duke shpjeguar se të dy vendet kanë “bashkëpunim shumë të afërt” në tregti, investime, kulturë, pastaj bashkëpunim teknik ushtarak, e të tjera.

Peskov tha se të dy palët do t’i “sinkornizojnë pikëpamjet e tyre për të gjitha këto çështje”.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG