Ndërlidhjet

Tillerson në Kinë për bisedime lidhur me Korenë Veriore


Rex Tillerson
Rex Tillerson

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sot pritet të arrijë në Kinë, për bisedime me udhëheqjen kineze për kërcënimin atomik të Koresë Veriore, për bashkëpunimin tregtar amerikano-kinez dhe për vizitën e ardhshme në Kinë të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Gjatë qëndrimit në Pekin, zoti Tillerson pritet të takohet me ministrin e jashtëm kinez, Wang Yi, dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Kinës.

Prej muajit shkurt të këtij viti, kur u emëruar sekretar shteti, kjo është vizita e dytë e zotit Tillerson në Pekin.

Departamenti amerikan i shtetit dëshiron që Kina të ndërmerr aksione më të ashpra kundër Koresë Veriore, për shkak të programit të armatimit atomik dhe testeve të raketave ndërkontinentale balistike.

Dje Pekini ka shpallur se të gjitha kompanitë e Koresë Veriore në Kinë duhet ta mbyllin aktivitetin e tyre deri në fillim të muajit janar të vitit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG