Ndërlidhjet

Indi: Nga rrëmuja në stacionin e trenit, 22 të vrarë


Pamje e njerëzve duke lëvizur në urën e këmbësorëve në hekurudhën e Mumbait në kohën kur ka ndodhur rrëmuja
Pamje e njerëzve duke lëvizur në urën e këmbësorëve në hekurudhën e Mumbait në kohën kur ka ndodhur rrëmuja

Zyrtarët në Indi thonë se nga rrëmuja në stacionin e trenit në Mumbai, sot janë vrarë 22 vetë dhe plagosur 30 të tjerë.

Policia tha se rrëmuja ishte krijuar në një urë për këmbësorët e cila kalon mbi binarët hekurudhor në sacionin e Mumbait.

Ky stacion zakonisht është i mbushur me udhëtarë që shkojnë në punë në pjesët e tjera të qytetit.

Zyrtarët thanë se njerëzit ishin mbledhur nën tendën e urës për tu mbrojtur nga shiu i madh, kështu që turma e njerëzve ishte edhe më e madhe se zakonisht.

Policia tha se rrëmuja ishte krijuar nga thashethemet se kalimi i këmbësorëve ishte shkatërruar për shkak se kishin rënë pjesë të betonit.

Videoja e postuar në mediat sociale tregon se si njerëzit kërcenin nga ura dhe kishin mbetur varë në shtyllat e hekurudhës që e mbanë konstruksionin që të mos rrëzohet.

XS
SM
MD
LG