Ndërlidhjet

Ukrainë: U vra disa orë pas intervistës për korrupsion


Pamje nga qyteti Çerkasi në Ukrainë
Pamje nga qyteti Çerkasi në Ukrainë

Zyrtarët në qytetin Çerkasi, në pjesën qendrore të Ukrainës, thonë se këshilltari komunal, Mykhaylo Binusov, është vrarë, disa orë pasi u transmetua një intervistë e tij në televizion, ku ai kishte folur për korrupsionin brenda shërbimeve komunale të qytetit.

Policia lokale ka njoftuar se Binusov vdiq mbrëmë vonë në vendin ku kishte pasur të shtëna kundër tij.

Policia tha se vrasja ishte kryer nga “sulmues të panjohur” dhe se po hetohej si “vrasje me paramendim”.

I ndjeri Binusov para një jave ishte emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Departamentit të qytetit që e mbikëqyrë menaxhimin dhe operacionet e shërbimeve publike komunale.

Kryetari i qytetit Çerkasi, Anatoliy Bondarenko, tha se detyrë kryesore e Binusovit ishte ta ndalte korrupsionin në shërbimet komunale.

XS
SM
MD
LG