Ndërlidhjet

PE: Debatohet për “abuzimet e të drejtave” në Krime


Ndërtesa e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës
Ndërtesa e Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës

Parlamenti Evropian parasheh të debatoj dhe votoj për një rezolutë me të cilën do të theksohen abuzimet e të drejtave të njeriut në Krimenë e Ukrainës të okupuar nga Rusia.

Seanca e 5 tetorit në Strasburg do të fokusohet në arrestimet dhe proceset gjyqësore të figurave, siç janë gazetari i Radios Evropa e Lirë, Mykola Semena, dhe liderët tartarë të Krimesë, Akhtem Chiygoz dhe Ilmi Umerov, prej se ky gadishull i Ukrainës është aneksuar në mënyrë ilegale nga Rusia, në vitin 2014.

“Semena është person shumë i rëndësishëm në kuptimin e gazetarisë së lirë dhe procesi gjyqësor kundër tij për akuza separatiste duhet të dënohet nga bota e lirë, pasi aktiviteti i tij ishte qartas për t’i plotësuar obligimet e tij profesionale”, tha Anna Fotyga, anëtare e Parlamentit Evropian nga Polonia.

Hartimi i tekstit të rezolutës pritet të kryehet gjatë javës së ardhshme. Ligjvënësit, që pritet të marrin pjesë në propozim-dokumentin i thanë Radios Evropa e Lirë se presin se Rusia do të akuzohet për shkelje të të drejtave të gazetarit Semena dhe të tjerëve në Krime, të cilët publikisht e kanë kundërshtuar okupimin ushtarak të Rusisë dhe aneksimin e Krimesë.

XS
SM
MD
LG