Ndërlidhjet

Moska akuzon CNN-in për shkelje ligjore


CNN - Foto nga arkivi
CNN - Foto nga arkivi

Agjencia ruse për rregullimin e mediave, Roskomnadzor, ka akuzuar transmetuesin CNN për shkelje të afatit të licencës së transmetimit në Rusi.

Në një deklatë të lëshuar me 20 shtator, Roskomnadzor ka thënë se u ka bërë thirrje zyrtarëve të CNN për një takim, në të cilin “do të zgjidhet çështja e shkeljes së ligjit të masmedias”.

Shefi i Roskomnadzor, Aleksandr Zharov, ishte cituar nga agjencia ruse e lajmeve, Interfax, ku ka thënë se deklaratat ndaj CNN nuk janë të motivuara politikisht.

“Unë nuk punoj në agjenci politike...unë punoj në një sherbim rregullativ”, është cituar Zharov.

Po ashtu me 29 shtator, presidenti rus, Vladimir Putin, pati thënë në takimin e Këshillit të Sigurimit se mediat ruse jashtë vendit po përballen me presion në rritje dhe “të papranueshëm”.

Kjo deklaratë u pasua nga akuza nga ministri i Jashtëm rus, se SHBA-ja po bënte “presion të pajustifikuar” në rrjetin televiziv rus, RT, duke e detyruar që të regjistrohet si agjent i huaj.

Zëdhënësja e ministrit, Maria Zakharova ka akuzuar SHBA-në duke thënë se është “ selektive dhe shumë qartë e motivuar politikisht në zbatimin e ligjit”.

Sipas inteligjencës së SHBA-së, RT dhe agjencia e lajmeve, Sputnik, ishin pjesë e fushatës në ndërhyret e supozuara të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG