Ndërlidhjet

Afganistan: Sulmet me bombë vrasin dhe plagosin dhjetëra persona


Ilustrim- Foto nga arkivi
Ilustrim- Foto nga arkivi

Së paku dy persona janë vrarë, përfshirë një polic, nga një bombë në provincën Herat, në Afganistan, ka njoftuar një zyrtarë i provincës.

Gelani Farhad, zëdhënësi i guvernatorit të Heratit, ka thënë se një polic është plagosur kur një automjet policor shkaktoi shpërthimin.

Një një incident tjetër, Farhad ka thënë se një motrçikletë civile ka rënë në një bombë skaj rrugës, duke vrarë civilë dhe duhet lënduar shumë të tjerë.

Raportimet nga krahina e Kapisë, bëjnë të ditur se të paktën nëntë civilë u plagosën nga një bombë tjetër që ka shpërthyer në një Pazar, duke lënduar në mesin e personave edhe dy fëmijë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Herat apo Kapisa.

Ndërsa, të premten grupi militant, Shtetit Islamik, në agjencinë e lajmeve, Amaq, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës jashtë xhamisë Shiite në Kabul.

XS
SM
MD
LG