Ndërlidhjet

Tillerson do të takohet me liderët e lartë kinezë


Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson.
Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Rex Tillerson.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, do të mbajë bisedime me zyrtarë të lartë në Kinë, derisa Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë opsionin e shtrëngimeve ekonomike, si shtytje për të bindur Korenë e Veriut që të tërhiqet nga armët e saj bërthamore dhe programit të raketave.

Shtetet e Bashkuara e shohin Kinën si vend kritik për të shmangur përplasjet ushtarake me Phenjanin, i cili shumë shpejtë po përparon drejt zhvillimit të një rakete bërthamore, që mund të arrijë SHBA-në.

Zyrtarët e SHBA-së thonë se Pekini duhet gjithnjë të jetë i gatshëm të shkëpus lidhjet ekonomike me Korenë e Veriut duke miratuar sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG