Ndërlidhjet

Ukrainë: Një lëndë shpërthyese ka shkaktuar zjarrin në depon e municioneve


Prokurori ukrainas, Yuriy Lutsenko.
Prokurori ukrainas, Yuriy Lutsenko.

Prokurori ukrainas, Yuriy Lutsenko, ka thënë se hetuesit po veprojnë sipas një teorie, në bazë të së cilës, sabotuesit mund të kenë përdorur një lendë shpërthyese për të shkaktuar shpërthimin masiv dhe zjarrin në depon e municioneve në Ukrainë.

Hetuesit nuk besojnë, se ndonjë dron ishte i përfshirë në shpërthimin që ka ndodhur këtë javë në Ukrainë, ka thënë Lutsenko për kanalin televiziv, Inter.

“Ne nuk kemi dëshmi se ka pasur pajisje ajrore të përfshirë në Kalynivka, por në kemi të gjitha faktet se një lëndë shpërthyese ka shkaktuar shpërthimin”, ka thënë ai.

Lutsenko ka thënë se Ukraina, më herët gjatë vitit, kishte zbuluar një avion që hetuesit besojnë se kishe shkaktuar një shpërthim masiv dh ezjarr më 23 mars në depon e municioneve në një bazë ushtarake në Balakliya.

“Ne po i shohim të gjitha shenjat e sabotazhit...ne zbuluar një mjet ajror pa pilot në kufirin ruso- ukrainas, i cili shkaktoi shpërthimin në Balakliya. Prandaj, ky është një akt sabotimi nga ana e Rusisë, e cila po shkatërron kapacitetet tona ushtarake”, ka thënë Lutsenko.

Sipas autoriteteve ukrainase, të shprëngulurit nga sulmi në Kalynivka, janë lejuar të kthehen në shëtpitë e tyre, pavarësisht se kanë vazhduar shpërthimet në depon e municionit, megjithatë autoritet thonë se këto nuk përbëjnë rrezik për banorët.

XS
SM
MD
LG