Ndërlidhjet

Rusi: Navalny organizon protestë pas ndalimit policor


Russia -- Russian opposition leader Aleksei Navalny speaks during an interview with Reuters in Moscow, July 12, 2017
Russia -- Russian opposition leader Aleksei Navalny speaks during an interview with Reuters in Moscow, July 12, 2017

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, u takua me banorët e Orenburgut më 30 shtator si pjesë e fushtës së tij për zgjedhjet presidenciale të marsit 2018.

Veprimi i tij është sanksionuar nga autoritetet e qytetit.

Navalny kishte shkuar në qytetin Orenburt në mëngjes, vetëm disa orë pasi policia e Moskës e lëshoi atë nga paraburimi, ku u mbajt për rreth 10 orë.

Navalny ishte ndaluar nga policia për ta penguar atë që të fliste në protestën e mbajtur në Nizhny Novgorod.

Ai është urdhëruar të paraqitet në një seancë dëgjimore më 2 tetor, nën akuzën për organizim të protestave të paligjshme.

Navalny është zotuar të mbajë tubime që kanë tërhequr mijëra njerëz në të gjithë Rusinë.

“Ne nuk do të ndalojmë atë që po bëjmë tani, pavarësishtë pengesave”, ka thënë Navalny për gazetarët.

Navalny po planifikon të marrë pjesë në një protestë tjetëtr në një qytet në jugor më 1 tetor.

XS
SM
MD
LG