Ndërlidhjet

Vritet një ushtar rus në Lindjen e Largët


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Një ushtar rus, i cili qëlloi dhe vrau tre ushtarë të tjerë më armë zjarri gjatë një prove me armë, u vra nga policia gjatë operacionit të kërkimit, në Lindjen e Largët.

Autoritetet kanë thënë se ai u vra pasi pati tentativa për ta arresuar ushtarin i cili hapi zjarr ndaj ushtarëve të tjerë.

Dy ushtarë të tjerë u plagosën në incidentin në zonën Amur, nga të shtënat, ka thënë Komiteti federal i hetimeve të Rusisë në një deklaratë.

I dyshuari shkarkoi armën e tij tek një grup ushtarësh “ duke pritur që të largohen nga linja për për të shkrepur armët gjatë provave”, tha Komiteti hetimor.

XS
SM
MD
LG