Ndërlidhjet

Siri: 3055 vdekje vetëm në muajin shtator


Ilustrim
Ilustrim

Vëzhguesit britanez në Siri, kanë thënë se 3.055 civilë dhe ushtarë janë vrarë në Siri vetëm nga shtatori, që përbën numrin më të madh të vdekjeve për vitin 2017.

Vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut, kanë thënë se 955 civilë kanë vdekur, përfshirë 207 fëmijë dhe 148 gra.

Në raportin e shtatorit, thuhet se nga sulmet e avionëve rusë dhe helikopterët sirianë, 395 civilë janë vrarë, 92 fëmijë dhe 71 gra.

Ndërsa 282 civilë, 68 fëmijë dhe 45 gra, janë vrarë nga sulmet e koalicionit ndërkombëtarë të udhëhequr nga SHBA-ja.

Rusia dhe Irani e mbështesin qeverinë e presidentit sirian, Bashar al- Assad, derisa SHBA-ja dhe Turqia mbështesin grupe të ndryshme të rebelëve.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, është përfshirë në këto luftime dhe kundërshtohet nga të gjitha palët.

Siria është e përfshirë në lufën 6 vjeçare që ka vrarë më shumë se 330.000 njerëz dhe ka detyruar më shumë se 5 million persona ta lënë vendin e tyre.

XS
SM
MD
LG