Ndërlidhjet

Ish-kryeministri pakistanez në krye të partisë në pushtet


Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif.

Ish-kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, është rizgjedhur në krye të partisë në pushtet, pavarësisht kundërshtimeve nga Gjykata Supreme.

Rizgjedhja e tij në krye të Ligës Myslimane të Pakistanit, erdhi një ditë pasi parlamenti kaloi një masë që lejon zyrtarët e përjashtuar nga gjykata të jenë në krye të partive.

Gjykata Supreme kishte përjashtuar Sharif-in, në korrik, pas akuzës se kishte fshehur asete financiare, duke e detyruar atë të dorëzohet.

Sharif kishte hedhur poshtë ndonjë keqbërje.

Ish-kryeministri pakistanez tani po përballet me një gjykim para një gjykate kundërkorrupsion.

XS
SM
MD
LG