Ndërlidhjet

Rusi: Huntsman do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve


Presidenti rus, Vladimir Putin, pranon kredencialet diplomatike nga amabasori më i ri i SHBA-së në Moskë, Jon Huntsman.
Presidenti rus, Vladimir Putin, pranon kredencialet diplomatike nga amabasori më i ri i SHBA-së në Moskë, Jon Huntsman.

Zëdhënësi i presidentit, Vladimir Putin, ka thënë se Kremlini beson se ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Rusi, Jon Huntsman, do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve jo të mira në mes të SHBA-së dhe Rusisë.

“Pa dyshim ne shpresojmë se ambasadori i ri, si udhëheqës i misionit diplomatik në Moskë, do të kontribuoj në rregullimin e marrëdhënieve tona”, ka thënë zëdhënësi, Dmitry Peskov.

Peskov ka folur para një ceremonie në të cilën, Huntsman, dhe ambasadorë të tjerë kanë dorëzuar prezantuar kredencialet e tyre diplomatike te presidenti rus, Putin.

Peskov ka fajësuar SHBA-në për problemet e vazhdueshme, duke theksuar se Putini beson se një bashkëpunimi më i ngushtë është në interes të dy vendeve dhe botës por “ është e pamundur ta realizojmë këtë të vetëm, pa partner”.

XS
SM
MD
LG