Ndërlidhjet

Përkrahësit e Navalnyt planifikojnë protestë më 7 tetor


Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.
Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny.

Kremlini ka paralajmëruar mbështetësit e liderit të burgosur opozitar, Aleksei Navalny, që të mos mbajnë protesta pa lejen e autoriteteve, duke thënë se shkeljet do të ndiqen penalisht.

“Thirrjet publike për protesta dhe takime janë të paligjshme, prandaj organizatorët e tubimeve të tilla do të ndiqen penalisht”, ka thënë zëdhënësi i presidentit, Dmitry Peskov.

Paralajmërimi ka ardhur pasi mbështetësit e Navalnyt, i cili do të dalë në garën për zgjedhjet presidenciale në Mars, ka bërë thirrje për protestë mbarëkombëtare me 7 tetor, në ditëlindjen e 65-të të Putinit.

Navalny është kritik i zëshëm i Presidentit, Vladimir Putin, i cili është në pushtet si kryeministër apo president i vendit që nga viti 1999.

XS
SM
MD
LG