Ndërlidhjet

Liderët reformistë iranianë dënohen me burgim


Mohammad Reza Khatami, dhe gjashtë të tjerë u dënuan nga qeveria Iraniane.

Një gjykatë në Iran ka dënuar shtatë politikanë reformistë, përfshirë edhe vëllain e presidentit pro-reformist, Mohammad Khatami, me një vit burgim dhe ndalim të aktivitetit politik dhe medial për dy vite, ka thënë avokati.

Ligjbërësi, Bahram Parsayi, ka thënë se dënimet janë të motivuara politikisht.

“Është gabim që reformistët...gjithmonë duhet të përballen me kërcënime. Kjo politikë duhet të ndryshojë”, ka thënë ai.

Shtatë të arrestuarit ishin liderë të partisë reformiste, Fronti i Pjesëmarrjes Islamike të Iranit, që ishte ndaluar nga një ndërhyrje e shtetit, në vitin 2010, që u shoqëruar me protesta kundër pengimit të zgjedhjeve që i dhanë mandat të dytë, Mahmud Ahmadinejad.

Irani shpesh dënon aktivistët politikë, gazetarët dhe kritikët, përfshirë edhe shpërndarjen e propaganës kundër regjimit dhe veprimeve kundër sigurisë nacionale.

XS
SM
MD
LG