Ndërlidhjet

OKB e shqetësuar për civilët në zonat e luftës në Irak


Ilustrim

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë sot se rreth 78 mijë civilë mund të jenë të ngujuar në qytetin Hawija, në veri të Irakut, që kontrollohet nga grupi militant, Shteti Islamik.

Forcat e sigurisë irakiane kanë nisur ofensivën për të rimarrë kontrollin e Hawija më 21 shtator, qytet ky që ra nën kontrollin e IS-it më 2014.

Zëdhënësi për çështje humanitare në OKB, Jens Laerke ka thënë se në javën e parë të nisjes së ofensivës, nga ky qytet janë larguar rreth 7 mijë persona, ndërkaq teksa luftimet janë intensifikuar, numri i banorëve që po largohen po rritet. Por, ai ka shtuar se rreth 78 mijë persona vazhdojnë të jenë të bllokuar në këtë qytet.

Zyrtarët e forcave irakiane kanë thënë se militantët kanë ndaluar disa banorë që të largohen.

“Vazhdojmë të jemi të shqetësuar për jetën dhe mirëqenien e këtyre civilëve dhe ju përkujtojmë të gjitha palëve të përfshira në luftime se civilët duhet të mbrohen dhe duhet të lejohen që të largohen nga Hawija”, ka thënë Laerke.

XS
SM
MD
LG