Ndërlidhjet

Trump viziton Las Vegasin


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti Donald Trump, ka arritur në Las Vegas, udhëtim i cili do t’i testoj aftësitë e tij ngushëlluese, në një shtet të shokuar nga sulmi më i madh vdekjeprurës në historinë e SHBA-së.

Presidenti dhe zonja e parë, Meladia Trump, së bashku me sherifin, Joseph Lombardo kanë vizituar një spital lokal, ata kishin planifikuar të vizitonin edhe viktimat me familjarët e tyre.

“Është trishtuese. Ne do t’i respektojmë dhe vizitojmë policinë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, për një kohë shumë të shkurtër”, ka thënë Trump para gazetarëve.

Kjo është hera e parë që Trump po përballet drejtpërdrejtë me pasojat e të shtënave vdekjeprurëse në SHBA, që si pasojë kanë vrarë qindra persona në vitet e fundit.

Autori i tragjedisë, Stephen Paddock, 64-vjeçar, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të turmës, në një koncert në Las Vegas.

XS
SM
MD
LG