Ndërlidhjet

Rusi: Janë bastisur shtëpitë e pjesëtarëve të grupit Khodorkovsky


Fotografi e prillit të këtij viti ku shihet policia ruse duke u larguar nga ndërtesa ku gjendet zyra e lëvizjes Rusia e Hapur në Moskë
Fotografi e prillit të këtij viti ku shihet policia ruse duke u larguar nga ndërtesa ku gjendet zyra e lëvizjes Rusia e Hapur në Moskë

Shtëpitë në Moskë të disa punëtorëve të lëvizjes civile të themeluar nga pasaniku rus në ekzil, Mikhail Khodorkovsky, sot janë bastisur nga policia ruse.

Lëvizja, Rusia e Hapur, ka njoftuar në faqen e saj në Internet, se hetuesit moskovitë i kanë bastisur shtëpitë e kryeredaktores së faqes në Internet të kësaj organizate, Veronika Kutsyllo, dhe prindërit e kryesuesit të këtij grupi, Aleksandar Solovyov.

Këto hetime kanë lidhshmëri me rastin për një kohë të gjatë kundër kompanisë Yukos, dikur firma më e madhe e naftës në Rusi, e themeluar nga Mikhail Khodorkovsky.

Yukos ishte shkatërruar pas arrestimit të Khodorkovskyt në vitin 2003, i cili më vonë u dënua për krime financiare në dy procese gjyqësore, për të cilat mbështetësit e tij thonë se ishin orkestruar nga Kremlini, për ta penguar financimin e tij të partive opozitare ruse, për ta dënuar atë për kundërshtimin e presidentit, Vlaidmir Putin, dhe për ta arsyetuar transferin e kapaciteteve kryesore prodhueese të Yukosit nën kontroll të shtetit.

Khodorkovsky i kaloi 10 vjet në burg dhe u largua në Rusi, pasi u amnistua nga Putini në vitin 2013. Ai tash jeton në Evropën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG