Ndërlidhjet

Parlamenti Evropian dënon persekutimet ruse në Krime


Ilustrim

Parlamenti Evropian, ka adoptuar një rezulutë ku dënon vendimin e Rusisë për dënimin e dhjetra personave nga Krimea që kundërshtojnë pushtimin e gadishullit.

Miratimi i kësaj rezolute, me 5 tetor, kritikon gjykimin e 50 tatarëve nga Krimea, si dhe marrjen e rajonit të Detit të Zi në vitin 2014.

Parlamenti Evropian, ka kundërshtuar edhe dënimet e fundit kundër liderëve të Krimesë, Ilmi Umerov dhe Akhtem Chiygoz, nga një gjykatë nën ndikimin rus në gadishull, dhe ka bërë thirrje për “lirimin e pakusht dhe të menjëhershëm” të tyre.

Akuzat ndaj gazetarit të Krimesë, Mykola Semena, duhet të “hidhen poshtë menjëherë”, bën thirrje rezoluta.

SHBA-të dhe Bashkimi Evropian kanë dënuar persekutimet e Rusisë në Krime, të cilët po ashtu kanë kundërshtuar edhe pushtimin e këtij gadishulli.

XS
SM
MD
LG