Ndërlidhjet

NATO po vlerëson nëse Rusia ka lënë ushtarë në Bjellorusi


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca Perëndimore ende po vlerëson nëse Rusia i ka tërhequr të gjitha trupat ushtarake që i ka dërguar në Bjellorusi, gjatë manovrave ushtarake muajin e kaluar.

Në një intervistë në Bruksel për Radion Evropa e Lirë, Stoltenberg ka thënë se NATO “ka monitoruar nga afër manovrat Zapad” por se “ është shumë herët të vlerësojmë” nëse Rusia ka lënë ushtarë në Bjellorusi.

“E rëndësishme është që çdo ushtri mund të qëndrojë në Bjellorusi me përlqimin e qeverisë Bjelloruse, dhe ministri i mbrojtjes i Rusisë ka thënë se i ka tërhequr të gjithë trupat ushtarake”, tha ai duke shtuar se “ ne po e vlerësojmë tashmë këtë”.

Në Manovrat ushtarke në mes të Rusisë dhe Bellorusisë janë përfshirë 12.700 trupa ushtarake, por zyrtarët e Perëndimit thonë se numri i vërtetë i pjesëmarrjes ushtarake në këto prova, mund të ketë qenë rreth 100,000.

XS
SM
MD
LG