Ndërlidhjet

Arkitektët e marrëveshjes bërthamore të Iranit, favorit për Çmimin Nobel për Paqe


Ilustrim
Ilustrim

Derisa pritet të shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, janë bërë disa sugjerime se ky çmim mund t’i dhurohet arkitektëve të marrëveshjes bërthamore me Iranin, në vitin 2015.

Vëzhguesit e kësaj çështje kanë thënë se çmimi prestigjioz mund t’i dhurohet figurave kyçe prapa marrëveshjes bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive botërore.

Në këtë marrëveshje Tehrani u pajtua të zvogëloj aktivitetet bërthamore në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare.

“Komiteti i Çmimit Nobel do të përballet me përplalsje të shumta nëse ky çmimi shkon për marrëveshjen bërthamore me Iranin” , ka thënë fituesi i Çmimit Nobel , historiani Asle Sveen.

Shtete e Bashkuara dhe qeveritë perëndimore, frikësohen se Irani po zhvillon armët bërthamore. Tehrani në anën tjetër, thotë se këto armë kanë qëllime paqësore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump, i cili ka kritikuar marrëveshjen e Barak Obamës, me 15 tetor do të vlerësoj nëse Irani është në përputhje me marrëveshjen.

XS
SM
MD
LG