Ndërlidhjet

SHBA: Tre vetë janë akuzuar për sulme terroriste për IS-in


Policia duke zhvillur hetime pas sulmit me automobil kundër këmbësorëve në Times Square të Nju Jorkut më 18 maj të këtij viti
Policia duke zhvillur hetime pas sulmit me automobil kundër këmbësorëve në Times Square të Nju Jorkut më 18 maj të këtij viti

Autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar se tre vetë janë arrestuar për akuza se kanë planifikuar sulme terroriste në Qytetin Nju Jork për grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Prokurorët federalë në Nju Jork thanë mbrëmë se në komplotin e planifikuar, që u zbulua nga autoritetet e zbatimit të ligjit, përfshiheshin sulme me bomba në sheshin, Times Square, dhe në sistemin e metros në Nju Jork, dhe të shtëna kundër njerëzve në koncerte të ndryshme.

Në kumtesën e prokurorëve theksohet se sulmet ishin planifikuar të kryheshin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në verë të vitit të kaluar.

Të dyshuarit janë një shtetas kanadez 19 vjeçar, një shtetas amerikan, po ashtu, 19 vjeçar, me seli në Pakistan dhe një shtetas i Filipineve, 37 vjeçar.

Prokurorët thanë se të tre personat janë arrestuar, ndërsa kanadezi, Abdulrahman El Bahnasawy, e ka pranuar fajësinë.

XS
SM
MD
LG