Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi vetëvrarës – 24 persona të vrarë


Pamje e një tempulli Sufi në Pakistan

Policia në Pakistan thotë se numri i të vrarëve nga një sulm vetëvrasës me bombë kundër një tempulli Sufi në pjesën jugperëndimore të këtij vendi, ka arritur në 24 vetë, pasi gjatë natës në spital vdiqën katër të plagosur.

Ky sulm ndodhi pardje në në rajonin Jhal Magsi të provincës Baloçistan.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Zyrtari i lartë policor pakistanez, Mohammad Iqbal, tha sot se më se 20 persona të plagosur, disa prej tyre seriozisht, po trajtohen në spital.

XS
SM
MD
LG