Ndërlidhjet

Rusia i ka tërhequr vërejtjen Radios Evropa e Lirë


Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë të Çekisë
Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë të Çekisë

Ministria e drejtësisë e Rusisë i ka tërhequr vërejtjen Radios Evropa e Lirë, se mund të imponohen kufizime në disa operacione të transmetimit në Rusi, në përgjigje të asaj që Moska pretendon se është presion i mediave të financuara nga qeveria ruse, që veprojnë në Shtetet e Bashkuara.

Në letrën dërguar sot Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, kjo ministri thekson se operacionet televizive të kanalit Current Time, që është rrjet në gjuhën ruse që udhëhiqet nga Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, në bashkëpunim me Zërin e Amerikës, janë nën kuadrin e Nenit 2 të legjislacionit rus për organizatat joqeveritare dhe agjentët e jashtëm, dhe rrjedhimisht, Rusia e mbanë të drejtën e imponimit të kufizimeve në Current Time.

Shërbimi në gjuhën ruse i radios Evropa e Lirë/Radio Liria, i njohur si Radio Svoboda, dhe Idel Realii, faqe ruse në Internet që udhëhiqet nga Shërbimi në gjuhën tartare i Radios Evropa e Lirë, kanë marrë letra të ngjashme.

“Current Time, Radio Svoboda dhe Idel Realii, janë organizata gazetareske”, tha Nenad Pejiq, zëvendëspresident dhe kryeredaktor i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, në përgjigjen ndaj letrës së Ministrisë së drejtësisë së Rusisë, dhe ka shtuar se “ne besojmë se do të jemi në gjendje ta vazhdojmë punën tonë”.

Agjencitë e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara i kanë analizuar operacionet e së paku dy kompanive mediale ruse në Amerikë, kanalin satelitor televiziv, RT, dhe faqen e lajmeve në Internet, Sputnik.

Kompania RT, që financohet nga qeveria e Rusisë, ishte akuzuar në raportin e komunitetit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara se ishte njëri prej kanaleve kryesor nëpërmjet të cilit Kremlini ka synuar të ndikoj në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG