Ndërlidhjet

Erdogan ka shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës


Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe Petro Poroshenko gjatë takimit të djeshëm në Kiev
Recep Tayyip Erdogan (majtas) dhe Petro Poroshenko gjatë takimit të djeshëm në Kiev

Gjatë vizitës në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij do të vazhdoj ta mbështes sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne as që e kemi bërë e as që do ta njohim” aneksimin e Krimesë nga Rusia, tha mbrëmë Erdogan, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Zoti Erdogan, po ashtu, tha se Ankaraja do të vazhdoj ta ndjekë situatën e tartarëve në Krime, që e flasin një gjuhë turke, dhe e ka falënderuar Ukrainën për mbojtjen e të drejtave të tyre.

XS
SM
MD
LG