Ndërlidhjet

Juncker i kërkon Katalonjës të mos ndahet


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, kërkoi nga rajoni separatist i Spanjës, Katalonja, që të mos shpallë pavarësinë, sepse, siç tha ai, vetëm se do t’i nxisë rajonet e tjera të ndahen.

Juncker tha se Katalonja është më shumë çështje e Spanjës, sesa e BE-së, porse “nëse Katalonja ndahet, edhe të tjerët do ta bëjnë një gjë të tillë”.

Ai tha se nuk do të dëshironte një Bashkim Evropian që brenda 15 vjetësh do të përbëhej nga 98 shtete anëtare. “Është mjaft e vështirë edhe me 28”, tha Juncker.

Katalonja, më 1 tetor, ka mbajtur referendumin për ndarje nga Spanja.

Administrata separatiste e Katalonjës dëshiron që BE të ndërmjetësojë me Qeverinë në Madrid, por kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, refuzon të kërkojë ndihmë nga jashtë.

XS
SM
MD
LG