Ndërlidhjet

Trump: Populli amerikan i sëmurë nga hetimet e çështjes ruse


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërkoi që hetimet për bashkëpunimin e dyshuar të fushatës së tij me Rusinë, në zgjedhjet e vitit të kaluar, të përfundojnë sa më shpejt.

“Duhet të marrin fund, sepse populli amerikan është sëmurë nga to”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti republikan përsëriti se “e gjithë çështja ruse është vetëm një justifikim” i demokratëve, pas humbjes së kandidates së tyre, Hillary Clinton.

Departamenti i Drejtësisë ka emëruar këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller, për udhëheqjen e këtyre hetimeve.

Ka shenja se Mueller është duke hetuar edhe nëse Trump ka penguar drejtësinë, duke shkarkuar ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, derisa ai ka qenë duke hetuar çështjen ruse.

Inteligjenca amerikane ka konstatuar se Rusia, me urdhër të presidentit Vladimir Putin, ka bërë fushatë online për të ndihmuarTrumpin që t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit.

Putin e ka mohuar përfshirjen e Rusisë, ashtu si edhe Trump.

XS
SM
MD
LG