Ndërlidhjet

Komunat shqiptare në balotazh


Zgjedhjet lokale në Maqedoni
Zgjedhjet lokale në Maqedoni

Sipas rezultateve të para të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, nga numërimi i votave, del se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale janë zgjedhur kryetarë në 46 komuna dhe qytetin e Shkupit, ndërkaq kryetarët në 34 komuna e tjera, do të zgjidhen në raundin e dytë më 29 tetor.

Socialdemokratët e kryeministrit Zoran Zaev kanë arritur të sigurojnë drejtimin e 39 komunave si dhe qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetë administrimit lokal, që përfshin dhjetë komuna më të vogla.

Përderisa VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikola Greuevski në raundin e parë ka arritur të fitojë vetëm tre komuna.

Tek partitë politike shqiptare është vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim që ka arritur në raundin e parë të fitojë drejtimin e dy komunave,atë të Kërçovës dhe Plasnicës.

Se kush do të drejtojë komunat me shumicë shqiptare, siç është ajo e Çairit të Shkupit dhe Sarajit, Tetovës, Gostivarit, Likovës, Dibrës dhe Strugës do të dihet pas përfundimit të raundit të dytë më 29 tetor, ku në balotazh do të përballet Bashkimi Demokratik për Integrim në pesë komuna me Aleancën për Shqiptarët dhe në shtatë të tjera me Lëvizjen Besa. BDI në dy komuna të tjera do të përballet me partitë e tjera politike joshqiptare.

Po ashtu, në raundin e parë, drejtimin e dy komunave kanë arritur ta fitojnë dy kandidatë të pavarur dhe një Partia Demokratike e Turqve.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kanë theksuar se zgjedhjet vendore në Maqedoni të mbajtura të dielën në përgjithësi kanë kaluar në atmosferë demokratike, kurse pengesat eventuale janë mënjanuar në bashkëpunim me Këshillat Komunal Zgjedhor.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 15 tetorit pritet të publikohen më së voni të mërkurën.

XS
SM
MD
LG