Ndërlidhjet

Anijet ruse arrijnë në Filipine


Anti-nëndetësja ruse, Admiral Panteleyev, në portin e Manilas në Filipine.
Anti-nëndetësja ruse, Admiral Panteleyev, në portin e Manilas në Filipine.

Tre anije të marinës ruse mbërritën në Filipine, ndërsa dy të tjera pritet të arrijnë gjatë fundjavës, si donacion me pajisje ushtarake, bëjnë të ditur zyrtarët.

Kjo është vizita e tretë detare e Rusisë që kur Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte, mori detyrën.

Dy anije të tjera do të mbërrijnë më 21 tetor në portin e Gjirit Subik, në veriperëndim të Manilës për të shkarkuar pajisje ushtarake të dhuruara, thanë marinsat në Filipine, në një deklaratë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS njoftoi se marinsat rusë do t'u lejojë banorëve vendas të Manila të bëjnë turne me anijen e madhe anti-nëndetëse, Admiral Panteleyev gjatë qëndrimit të saj në Manila.

XS
SM
MD
LG