Ndërlidhjet

Itali: Rajonet veriore kanë votuar për autonomi më të gjërë


Shpallja për referendum në rajonin e Lombardisë
Shpallja për referendum në rajonin e Lombardisë

Rajonet e pasura veriore në Itali, Lombardi dhe Veneto, në referendume kanë votuar gjërësisht për më tepër autonomi nga qeveria qendrore në Romë.

Në referendumet jo-obliguese, që janë mbajtur dje, u kërkua që rajonet të kenë më tepër të ardhura nga tatimet nga qeveria qendrore dhe kontroll të shtuar ndaj imigracionit, sigurisë, arsimit dhe ambientit.

Të dy partitë qeverisen nga Lega Nord Party, që konsiderohet secesioniste, dhe së bashku llogaritet se e përbëjnë 1/3 e ekonomisë së Italisë.

Zyrtarët e lartë të dy rajoneve thanbë se do të takohen me këshillat rajonale për ta krijuar strategjinë e tyre para se të takohen me kryeministrin e Italisë, Paolo Gentiloni, në Romë.

XS
SM
MD
LG