Zëvendës ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea ka zhvilluar takime të ndara me drejtuesit e institucioneve të shtetit të Kosovës.
Gjatë takimeve me përfaqësuesit e institucioneve, sipas komunikatave për media të lëshuara nga Zyra e kryeministrit të Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës, thuhet se është biseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon.
Zëvendës-Ndihmësi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jamie Shea, sipas komunikues për media, thuhet të këtë vlerësuar lartë të arriturat e shtetit të Kosovës dhe ka shprehur besimin se vendi është në rrugën e drejtë për t'u anëtarësuar në NATO.
Në anën tjetër, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar rolin e rëndësishëm të NATO-s në garantimin e paqes dhe të sigurisë.
Ai ka thënë se ardhmja e Kosovës është në NATO dhe në BE si dhe një vend anëtar i OKB-së.
“Forca e Sigurisë së Kosovës e mbështetur nga NATO në çdo periudhë të ndërtimit të saj bazuar në standardet më të larta dhe mbi parimin e gjithëpërfshirës, ka përmbushur kapacitet operative drejt transformimit në Forcën e Armatosur në bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë”, citohet të ketë thënë kryeministri Haradinaj.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sipas një komunikate për media ka falënderuar NATO-n për mbështetjen që vazhdon ta japë për Kosovën, sidomos për ngritjen e kapaciteteve të plota për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.