Ndërlidhjet

Lideri tatar i Krimesë i vendosur të vazhdojë luftën


Liderët tatarë, Akhtem Chiygoz (majtas) dhe Ilmi Umerov.
Liderët tatarë, Akhtem Chiygoz (majtas) dhe Ilmi Umerov.

Lideri tatar i Krimesë, Akhtem Chiygoz, vetëm një ditë pas lirimit, është zotuar se do të vazhdojë luftën për t’i dhënë fund ndalimit të të burgosurve politikë në Rusi dhe aneksimit të Krimesë.

“Kushtet për luftë kanë ndryshuar dhe unë kam vazhduar luftën edhe në burg. Jam i bindur se tash (pas lirimit) do të ketë më shumë mundësi për këtë luftë”, ka thënë Chiygoz për Radion Evropa e Lirë.

Në një marrëveshje në mes të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Chiygoz dhe lideri Ilmi Umerv janë liruar nga Rusia më 25 tetor dhe janë dërguar në Turqi.

Chiygoz dhe Umerov ishin burgosur nga gjyqet e kontrolluara nga Rusia, në shtator, pas akuzave se ishin pjesë e fushatës që kundërshtonte aneksimin e gadishullit nga Moska në vitin 2014-të.

XS
SM
MD
LG